Shmangia e llogarive në tavolinë, Tirana kërkesë FSHF-së: Të luajmë në një orar me Kukësin!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2020 | 15:08

Shmangia e llogarive në tavolinë, Tirana kërkesë FSHF-së: Të luajmë në një orar me Kukësin!

Tirana i kërkon federatës që ndeshjet e saj t’i luajë në një ditë dhe një orë me Kukësin. Pas uljes së diferencës në gjashtë pikë me Kukësin, Tirana i ka dorëzuar dje FSHF-së një shkresë ku kërkon që katër takimet e mbetura të saj t’i luajë në një orë dhe një ditë me verilindorët.

TIRANA KUKESI

Kështu, Tirana luan të premten me Partizanin derbin e radhës, ndërsa Kukësi luan të shtunën me Teutën. Bardheblutë duan që si sfida Partizani-Tirana dhe Kukësi-Teuta të luhen në orën 20:45 të premten ose të shtunën.

KËRKESA – Letra e Tiranës drejtuar federatës është shumë e drejtë në thelb, sepse me një diferencë më të vogël kundërshtarët duhet të kontrollojnë njëri-tjetrin për të mos bërë “filma” apo llogaritje në tavolinë. Bardheblutë duan që të luhet drejt dhe që kundërshtari të mos përfitojë nga ndonjë situatë.

Nga ana tjetër, Tirana gjithashtu shpreson dhe beson që ndeshja të luhet në “Air Albania”. Ky stadium është fatsjellës për bardheblutë, sepse dy derbet e fundit Tirana ia ka dalë t’i fitojë në atë impiant. Kujtojmë se të kuqtë kanë fituar ndeshjen e parë, ndërsa Tirana ka mundur dy herë Partizanin 2-1 dhe 5-1. Për histori, ky do të jetë derbi i 157-të mes Partizanit dhe Tiranës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"