Shkurtaj: Në sulm nuk më ndihmojnë të shënoj, dua të largohem në një ekip ku…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2018 | 19:25

Shkurtaj: Në sulm nuk më ndihmojnë të shënoj, dua të largohem në një ekip ku…

Lojtari më i mirë i ndeshjes mes Flamurtarit dhe Luftëtarit, u shpall sulmuesi i ekipit gjirokastrit, Vasil Shkurtaj, dhe në intervistën për Supersport deklaroi:

vasil shkurtaj

Vjet fitonit 1-0 me një gol tuajin, thuajse një rast identik siç e kishit sot…

Nuk kisha trupin mirë, isha pak mbrapa dhe topi shkoi lart. Barazimi ishte i drejtë sot, por mund të merrnim edhe 3 pikët me rastin tim.

E mendoni që duhet të shkoni në një skuadër për titullin?

Po, do më pëlqente shumë në të ardhmen. Për momentin jam i Luftëtarit, po bëj të pamundurën të largohemi nga kjo pjesë që jemi në këtë moment.

Thuhet që je vetëm në sulm, nuk furnizohesh në zonë. Duhet të vijë dikush si Bregu e Abazaj, apo mund të zgjidhet me ata lojtarë që ka Luftëtari?

Janë lojtarë ndryshe, por edhe këta që kemi tani japin shpirtin në fushë, më ndihmojnë shumë, jo të më japin pasin për gol, por më ndihmojmë kur mbrohem. Jam i kënaqur kur kam raste për gol,  por nuk është se inatosem kur nuk shënoj. Është diçka që do vijë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"