Shkund rrjetën me penallti, Dobra plotëson koleksionin e golave kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2021 | 18:06

Shkund rrjetën me penallti, Dobra plotëson koleksionin e golave kuqezi

Sulmuesi i Shqipërisë U21 Armando Dobra shënoi për skuadrën e tij Ipsuiç Taun U23 në sfidën e sotme kundër QPR-së në kuadër të kampionatit anglez për të rinj. 19-vjeçari shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 67-të. Takimi përfundoi në barazim 1-1.
Capture
Ky është goli i katërt për Dobrën  këtë sezon me Ipsuiç Taun U23, ndërsa është aktivizuar në 6 ndeshje dhe me ekipin e parë. Ai konsiderohet njëri prej talenteve më premtues Shpresave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"