Shkumbini i beson eksperiencës, zyrtarizon 3 goditje në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2024 | 23:08

Shkumbini i beson eksperiencës, zyrtarizon 3 goditje në merkato

Shkumbini është hedhur fuqishëm në merkato, teksa ditën e sotme janë zyrtarizuar 3 futbollistë me mjaft eksperiencë në futbollin shqiptar. Bëhet fjalë për mbrojtësin Eglentin Gjoni, mesfushorin Samet Gjoka si dhe sulmuesin Vilfor Hysa. 

shkumbini

Gjoni në fillim të sezonit ishte pjesë e Vorës në Kategorinë e Parë, ndërkohë që Gjoka dhe Hysa ishin pjesë e Turbinës në Kategorinë e Dytë. Të 3 këta futbollistë janë vënë në dispozicion të trajnerit Vladimir Gjoni. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet faqes zyrtare.  

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"