VIDEO/ Shkroi historinë me Napolin, ja kori i famshëm që tifozët napoletanë i kushtuan Maradonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 13:47

VIDEO/ Shkroi historinë me Napolin, ja kori i famshëm që tifozët napoletanë i kushtuan Maradonës

Nga viti 1984 deri më tani Diego Armando Maradona ka qenë një idhull për tifozat e Napolit të cilët e admironin dhe e çmonin shumë “El Pibe de Oro”-n.

maradona

Me klubin napoletan ai fitoi dy tituj kampion dhe një Kupë Uefa duke arritur edhe kulmin e karrierës së tij me klubin nga Kampanja.

Tifozët e Napolit i kanë kushtuar shumë këngë dhe kore por më i preferuari nga napoletanët është “Kam parë Maradonën”, me tekstin “Mami im e di përse më rreh zemra? Kam parë Maradonën, i dashuruar jam”.

Ky kor u kushtua në ato vite kur ish-kampioni i botës u aktivizonte me napoletanët por video është e kohëve të fundit.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"