Shkroi historinë me Ballkanin, Ilir Daja bën dedikim special për suksesin e arritur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2022 | 17:35

Shkroi historinë me Ballkanin, Ilir Daja bën dedikim special për suksesin e arritur

Ilir Daja arriti të shkruante historinë me Ballkanin, duke e shpallur për herë të parë skuadrën nga Suhareka, kampione në elitën e futbollit kosovar. Në një prononcim të dhënë pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm me Ballkanin, Ilir Daja ndër të tjera u shpreh:

BALLKANI

“Do të them që përderisa ka 75 vjet që është themeluar ky klub, ka një identitet, kanë punuar shumë breza për ta mbajtur këtë klub deri në ditët e sotme që gjithë bashkë të festojmë për këtë arritje historike, titullin kampion të Kosovës. Një element kryesor është se futbolli luhet për tifozët, për ata që e mbështesin, që janë gjithë qytetarët e Suharekës.

Kënaqësia më e madhe është që një rrugëtim të tillë arritëm ta mbyllim me fitore ndaj Gjilanit. Kjo fitore është për gjithë qytetin, çdo tifoz të Suharekës dhe në veçanti tifozët ‘Xhebrailat’”.

Gjeta grup cilësor dhe lojtarë të mirë që ishin të përkushtuar e që na e bënë të lehtë neve si staf. Kemi instaluar lojën që kemi dashur, jemi përgjigjur me ndërrimet dhe me dinamiken dhe cilësitë individuale të lojtarëve kundërshtarë. E gjitha kjo ka bërë që të jemi më të qetë në aspektin e motivimit dhe të merremi me pjesën tjetër të ekipit dhe punës për të arritur këtë sukses. Shpresoj që të rri më gjatë. Por ato që do të na mbajnë më gjatë janë projektet në letër dhe puna që do të bëjmë në vazhdimësi”, u shpreh Ilir Daja për “Art Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"