Shkëndija të bën me zemër, për pak sa nuk e katranos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2018 | 21:54

Shkëndija të bën me zemër, për pak sa nuk e katranos

Shkëndija e Tetovës, zhvilloi sot përballjen e kthimit ndaj uellsianëve të TNS, pas triumfit 5-0 në Shkup. U duk se gjithçka do të ishte e lehtë për skuadrën shqiptarë por nuk ka rezultuar kështu.

Shkendija2

Një nënvlerësim i kundërshtarit që për pak sa nuk rezultoi fatal. Uellsianët arritën të shënonin 3 gola në 35 minutat e para duke shmangur kuqezinjtë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-0, ndërsa në të dytën trajneri Osmani hodhi në fushë Ibrahimin dhe Radeskin, të cilët i kishte lënë në stol.

Uellsianët arritën të shënonin golin e 4-t në minutën e 96-të, por për fatin e tetovarëve nuk kishte më kohë dhe ndeshja u mbyll me rezultatin 4-0. Është Shkëndija ajo që kalon më tej, pavarësish humbjes. Një kualifikim me zemër në dorë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"