Shkëndija T. e nis aty ku e la

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2015 | 19:10

Shkëndija T. e nis aty ku e la

U-19Derbi kryeqytetas ndërmjet Shkollës së Mjeshtërisë Sportive dhe Olimpikut ka dhuruar një ndeshje të bukur, por ka pasur edhe nervozizëm në radhët e të dyja skuadrave. Megjithatë, çdo gjë është menaxhuar mirë nga gjyqtari kryesor, Haxhiu. Që në minutën e 10-të, është Drizi që kalon në epërsi Shkëndijën, me një gol të shkëlqyer, pas depërtimit në mbrojtjen e Olimpikut. Më pas, loja zhvendoset në gjysmëfushën vendëse, ku vepron bukur shtatlarti Alban Hoxha.

Kështu, vetëm në fraksionin e dytë të lojës skuadra e shkollës “Loro Boriçi” gjen vetveten, duke shënuar edhe golin e sigurisë me anë të Ermelind Myzyrit, që e ka të dhjetin gol në këtë kampionat. Për shkak nervozizmi të lojtarëve në fushë, gjyqtari Haxhiu ka dhënë 5 kartonë të verdhë, ku tre në dëm të Shkëndijës. Kështu, skuadra e drejtuar nga Luan Pinari ka triumfuar me vështirësi kundër Olimpikut. Pas 16 javësh kampionat, Shkëndija udhëheq me 45 pikë, teksa ndiqet nga Vllaznia.

 Ekipi i Pinarit, triumf mes tensionit

SHKËNDIJA E TIRANËS – OLIMPIKU 2-0
GOLAT: Drizi 10′, Myzyri 73′
SHKËNDIJA E TIRANËS: Merdanaj, Kalaja (Lila 75′), V.Mema, Biduli (Moqi 81′), Kaçubaj, Teqja, Agolli (Dollani 67′), Kadriu (K.Mema 46′), Myzyri, Ivani, Drizi (Lokaj 83′).
Trajner: L.Pinari
OLIMPIKU: Premçi, Gjalpi, Trungshi, Omeri (Myftari 75′), Lekgegaj (Shima 46′), Doda (Meta 80′), Myslimi, Bushi (Mentaj 85′), Jakupi, Gjeçi, Hoxha (Meçka 85′).
Trajner: A.Bozhani
GJYQTARË: L.Haxhiu, M.Shazivari, E.Morina (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Biduli, Kaçubaj, Lila / Gjeçi, Bushi.

KATEGORIA SUPERIORE/ U-19
JAVA E 16-të (15.02.2015)
DJE
VLLAZNIMI-TIRANA 0-0
TEUTA-VLLAZNIA 0-2
LAÇI-ELBASANI 1-2
DINAMO-FLAMURTARI 1-0
BESA-SKËNDERBEU 1-2
VLORA-PARTIZANI 0-2
SHKËNDIJA E TIRANËS-OLIMPIKU 2-0
POGRADECI-SHKËNDIJA E DURRËSIT (E SHTYRË)

RENDITJA
SKUADRA F B H G+/- P
1. SHKËNDIJA T. 15 0 1 37-9 45
2. VLLAZNIA 13 2 1 43-12 41
3. PARTIZANI 11 3 2 41-8 36
4. FLAMURTARI 9 3 4 24-17 30
5. TEUTA 7 3 6 21-22 24
6. TIRANA 5 5 6 17-20 20
7. SHKËNDIJA D. 5 4 6 22-21 19
8. OLIMPIKU 6 1 9 28-34 19
9. LAÇI 5 4 7 18-29 19
10. SKËNDERBEU 4 5 7 15-25 17
11. BESA 5 1 10 18-22 16
12. VLORA 5 1 10 18-23 16
13. POGRADECI 4 3 8 10-22 15
14. DINAMO 4 3 9 14-30 15
15. ELBASANI 2 7 7 12-21 13
16. VLLAZNIMI 3 3 10 10-33 12

Përgatiti: Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"