Shkëmbyen fanellat pas ndeshjes, futbollisti spanjoll uron Lirim Kastratin: Ishte kënaqësi që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2021 | 14:25

Shkëmbyen fanellat pas ndeshjes, futbollisti spanjoll uron Lirim Kastratin: Ishte kënaqësi që…

Mbrëmjen e djeshme, Spanja arriti të mposhtë Kosovën me rezultatin 3-1, teksa ishte një ndeshje mes presionit dhe kritikave pasi spanjollët kishin treguar një mungesë të madhe respekti gjatë gjithë periudhës para ndeshjes.

omoooo

Ndeshja e djeshme nuk ka pasur vetëm “armiqësi”, por dhe miqësi. Futbollisti i Kosovës, Lirim Kastrati ka ndërruar fanellën me mesfushorin spanjoll, Dani Olmo, por si duket ky shkëmbim nuk ishte një rastësi, sepse dy lojtarët posedojnë një miqësi të hershme pasi kanë luajtur së bashku  tek skuadra e Dinamos së Zagrebit në Kroaci dhe kanë arritur të ruajnë marrëdhënie shumë të mira.

Një fakt i tillë është parë në rrjetet sociale, teksa mbas ndeshjes sulmuesi Kastrati ka postuar një foto me Olmon dhe i shkruan fjalët “Ishte kënaqësi që u takuam miku im”, ndërsa sulmuesin spanjoll ia kthen me fjalët “Ishte diçka e mirë që u takuam, fat në vazhdim”. Postimi i futbollistit kosovar ka marrë shumë pëlqime  dhe komente pozitive ku në një farë mënyre kanë hedhur poshtë dhe tensionin gjatë ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"