Shkëmbi pret shpërthimin e sulmit, Teuta bën prova me Nikaç e Kahlid në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 13:00

Shkëmbi pret shpërthimin e sulmit, Teuta bën prova me Nikaç e Kahlid në stërvitje

Teuta do të jetë e plotë në sfidën e radhës që do të zhvillojë në transfertën e Gjirokastrës. Trajneri Blendi Shkëmbi do të kërkojë 3 pikët në këtë sfidë delikate. Rikthehet pas kartonit të kuq që ka marrë dy javë më parë në Ballsh edhe mbrojtësi i djathtë Blagoja Todorovski, një lojtar që ka luajtur si titullar te durrsakët, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës do të jetë e plotë.

Shkembi-Teuta

Ndërkohë, që pas tri javëve pa fitore, ku ka koleksionuar një humbje në Laç dhe dy barazime me Bylisin në transfertë dhe Tiranën në “Niko Dovana”, durrsakët shkojnë me synim marrjen e 3 pikëve në transfertën e Gjirokastrës.

PËRGATIJET

Teuta vijon përgatitjet anti-Luftëtari ku seanca e djeshme është zhvilluar gjatë pasdites. Skuadra sot u jep fund përgatitjeve për këtë takim dhe më pas do të niset drejt Gjirokastrës me misionin për të siguruar një fitore që e mban lart në renditje. Seanca e djeshme ka qenë e fokusuar më tepër në aspektin tekniko-taktik, në mënyrë që të besuarit e trajnerit Shkëmbi të jenë për këtë sfidë ku do të duhen shumë energji. Lajmi i mirë është se trajneri Shkëmbi mund të mbështetet te një grup i plotë, me përjashtim të Ledio Beqajt, që është i grumbulluar me Shqipërinë U-19.

tEUTA

SULMI

Një pjesë të mirë të stërvitjes trajneri Shkëmbi e fokusoi me lojtarët e sulmit. Si fillim, për rreth 20 minuta, lojtarët të ndarë në dy grupe, goditën portën, ndonëse ushtrimi bëhej me kombinime pasimesh në një rreth të mbyllur.

Shkëmbi përgjatë gjithë kohës ka parë nga afër çdonjërin prej tyre, madje duke i këshilluar të gjithë për mënyrën se si zhvillohej ushtrimi dhe se si dilnin lojtarët para portës për të goditur, veçanërisht dyshen e sulmit Nikaç-Kahlid, të cilët brenda zonës merrnin krosime nga lojtarët e krahëve, si Kuro dhe Todorovski, me shpresë që këtë ndeshje ata të shënojnë dhe t’ia bëjnë më të thjeshtë skuadrës fitoren. 8 gola në 11 ndeshje e bëjnë repartin sulmues të Teutës më të dobëtin e pretendentëve, madje më keq ka bërë vetëm Luftëtari.

Zamir Qypi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"