Shkarkimi i Gentjan Begesë, zbulohet “timonieri” i ri i Erzenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2019 | 11:10

Shkarkimi i Gentjan Begesë, zbulohet “timonieri” i ri i Erzenit

Vladimir Gjoni është trajneri i ri i Erzenit! 49-vjeçari do të zëvendëso Gentjan Begenë e shkarkuar javën që shkoi për shkak të rezultateve të dobëta.

vladimir-gjoni

Kujtojmë që shijakasit e nisën kampionatin si pretendentë absolutë, ndërkohë që në 3 javët e para arritën të siguronin vetëm 4 pikë.

Erzeni

Pas shkarkimit të Begesë, drejtuesit e klubit kanë vendosur t’i besojnë drejtimin e skuadrës Vladimir Gjonit, i cili në muajin korrik iu bashkua Burrelit, por u largua disa ditë më vonë, për shkak të përplasjes me drejtuesit matjanë. Si për ironi të fatit, Gjoni do të debutojë në stolin e Erzenit, këtë fundjavë, në sfidën ndaj Burrelit!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"