Shi milionash për Mane, Bajerni përmirëson ofertën dhe është shumë pranë firmës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2022 | 18:47

Shi milionash për Mane, Bajerni përmirëson ofertën dhe është shumë pranë firmës

Bajern Mynih nuk do surpriza e për këtë arsye, është gati të bëjë Sadio Mane një nga lojtarët më të paguar në kontinent. Sulmuesi senegalez ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Liverpuli dhe bavarezët po bëjnë të pamundurën për ta afruar në radhët e tyre.

mane

Sipas “Bild”, Bajern është gati t’i ofrojë atij një kontratë marramendëse, që nuk e përfiton askush tjetër në radhët e tij. Mane do të paguhet 20 milionë euro në sezon dhe shihet si një lojtar i cili do të ketë rolin kryesor në repartin e avancuar të kampionëve të Gjermanisë. Futbollisti është i bindur dhe gati të firmosë, ndërsa mbetet të bindet Liverpuli që tashmë kërkon 50 milionë euro për ta lënë të lirë.

Një situatë e cila mbetet në vendnumëro dhe bllokon paralelisht edhe atë të Levandovskit. Nëse finalizohet mbërritja e Mane, atëherë Bajerni do të ishte i gatshëm të linte Levandovskin të largohej, pasi kështu do të financonte një pjesë të transferimit të sulmuesit të Liverpulit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"