Shfrytëzohen pakënaqësitë e argjentinasit ndaj Marotës, ja shanset e Milanit për të arritur te firma e Dibalës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2022 | 21:14

Shfrytëzohen pakënaqësitë e argjentinasit ndaj Marotës, ja shanset e Milanit për të arritur te firma e Dibalës

Është bërë çështje prej disa ditësh e ardhmja e Dibalës. Ish-lojtari i Juventusit dukej shumë pranë Interit dhe gjasat janë ende të mëdha që zikaltrit ta marrin, por së fundmi po flitet gjithnjë e më shumë për një tentativë nga ana e kampionëve të Italisë për të bërë goditjen e bujshme.

DIBALA

PENGESAT Le të jemi të qartë që në fillim: me 50 milionë euro buxhet dhe me objektivin primar “Botman” për mbrojtjen, ka pak nga ata që besojnë se Dibala mund të vishet kuqezi.

Megjithatë, nuk është e thënë që shifra që do të shpenzojë Milani në merkato do të mbetet vetëm 50 milionë. Me kalimin e ditëve, nëse Maldini pranon të vazhdojë si drejtor, situata mund të ndryshojë. Për më tepër që Dibala është një lojtar i lirë dhe do të llogaritet vetëm rroga e tij, e jo kartoni.

DIBALA ZGJIDHJA IDEALE Emri më i lakuar ndër lojtarët pa kontratë është pa dyshim ai i Paulo Dibalës. Negociatat mes tij dhe Interit kanë ngecur prej ditësh sepse as lojtari dhe as agjenti i tij nuk janë të kënaqur me ofertën që u ka lënë në tavolinë Marota.

Po atëherë pse nuk po lëviz për ishnumrin 10-të të Juves?

Dyshimet për gjendjen e tij fizike dhe për rezistencën gjatë sezonit mund të jenë legjitime, por duke marrë parasysh faktin që ai mund të ishte një zgjidhje ideale si fantazist tipik në skemat e Piolit, atëherë logjika thotë se vetëm duke i paguar rrogën, lojtari do të ishte një goditje e madhe për kampionët e Italisë.

TRI MOTIVE THELBËSORE Afrimi i Dibalës te Milani do të zgjidhte një mori problemesh.

E para: klubi merr një “topplayer” që mund të luajë shkëlqyeshëm pas shpinës së sulmuesit.

E dyta: do të rikthehej entuziazmi i një populli që menjëherë pas festës u hidhërua dhe u tremb nga deklaratat e Maldinit. Ai pati paralajmëruar se nuk ka progres pa 2-3 blerje të mëdha.

E treta: shpenzon zero euro për kartonin e Dibalës dhe do të mund të kesh sërish para për të investuar në reparte që gjithashtu kanë nevojë për ndërhyrje urgjente si qendra e mbrojtjes dhe krahu i majtë i saj.

Ka edhe një pikë tjetër që mund të konsiderohej edhe si motivi i katërt: do t’i jepnin një shuplakë sistemit të ngritur nga Marota… Ky i fundit i bind lojtarët t’i marrë në ekip dhe ndikon që ata të ngelen pa kontratë duke qenë i sigurt se nuk kanë zgjidhje të tjera. Milani në këtë mënyrë mund të shfrytëzojë rastin për t’iu treguar “kushërinjve” se dinë të bëjnë keq edhe në merkato, jo vetëm në tabelën e renditjes…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"