Sherri pas ndeshjes, presidenti i Laçit: Punë kalamajsh!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2017 | 11:55

Sherri pas ndeshjes, presidenti i Laçit: Punë kalamajsh!

Presidenti i Laçit, Pashk Laska, e ka cilësuar si një punë kalamajsh kaosin e post-ndeshjes në “Elbasan Arena”. Gjatë këtij momenti ekipi i Laçit qëndroi brenda ambienteve të stadiumit “Elbasan Arena” dhe pasi u largua Korabit, lojtarët hipën në autobusin e tyre. I kontaktuar nga gazeta, kreu i klubit kurbinas tregoi versionin e tij për incidentin.

korabi-laci1-470x264

“Nuk ndodhi asgjë e jashtëzakonshme. Ishte thjesht një moment tensioni dhe më shumë muabete kalamajsh. Një lojtar i Korabit ofendoi pjestarin e stafit tonë dhe kaq. Ndë- rhymë për të qetësuar situatën dhe gjithçka u sheshua. Secili më pas pa punën e vetë, nuk ishte e nevojshme që situata të zgjidhej me shoqërime në Polici. Zhurmën e bën kundërshtarët tanë, por thjesht ishin debate që nuk ia vlen t’i diskutosh”, tha Laska.

Presidenti kurbinas është i kënaqur për këtë start të fazës së tretë, por gjithsesi ai pret më shumë nga skuadra në vazhdimësi. “Ishte një fitore që na ngroh, me shumë vlera për anën morale të skuadrës. Megjithatë, prapë në të njëjtin vend jemi dhe duhet të bëjmë më tepër për t’u ngjitur në tabelë. Merkato? Për mua është mbyllur. Presim edhe federimin e ganezit Mensah dhe besoj se do të jemi më të kompletuar”, përfundoi kreu i klubit kurbinas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"