Shënoi numër të njëjtë golash me Patrik Shik, por “Këpucën e Artë” të Europianit e fitoi Kristiano Ronaldo. Ja arsyeja…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2021 | 18:59

Shënoi numër të njëjtë golash me Patrik Shik, por “Këpucën e Artë” të Europianit e fitoi Kristiano Ronaldo. Ja arsyeja…

Feston Italia, por mbrëmë bëri festë edhe Kristiano Ronaldo. Përveç faktit se portugezi ishte rekordmeni absolut me pjesëmarrjen e tij në 5 Europianë të ndryshëm, shpejt atij do t’i dërgohet nga UEFA edhe trofeu i golashënuesit më të mirë të kompeticionit.

pjimage-22-1

Ndonëse me 5 gola të shënuar ai e ndan këtë pozicion me çekun Patrik Shik, rregullorja specifikon se Ronaldo jo vetëm ka luajtur më pak ndeshje se Shik, por në të njëjtën kohë ka ofruar edhe një asist.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"