Shehi shpjegon situatën e Xhixhës: Lojtarët tanë më të mirë do të transferohen jashtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2023 | 15:17

Shehi shpjegon situatën e Xhixhës: Lojtarët tanë më të mirë do të transferohen jashtë

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, thekson se bardheblutë bënë detyrën me fitoren në Lushnjë dhe se e shfrytëzuan duelin për të aktivizuar të rinjtë e kursyer energjitë për sfidën e fundjavës në kampionat.

shehi

“Kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, e kemi interpretuar shumë mirë, duke treguar atë që jemi, agresivë e të rrjedhshëm në manovër. Kur shkon 3-0 do të bëjmë edhe ne menaxhimin e forcave, kemi ndeshje të shtunën dhe nuk kemi në 100% edhe lojtarë që janë lënë në shtëpi për arsye shëndetësore. Bëmë maksimumin edhe në konsumimin e energjive që ne te kishim situatën në kontroll.

Xhixha ka një gjendje gripale që shpresoj ta kalojë sa më shpejt se duke ditur këtë periudhë me virozat, duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Vendosëm të mos e rrezikojmë e shpresojmë që nesër të fillojë të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës.

Ishin tre lojtarë nga akademia, janë në vëmendjen tonë, dy prej tyre kanë qene dhe ndaj Veleçikut, kurse Meta është lojtar që e kemi marrë kohët e fundit. Janë lojtarë që premtojnë dhe kur është hapësira dhe mundësia, të rinjtë kanë qenë gjithmonë në fokusin tonë.

Duke qenë se Xhixha është golashënuesi i kampionatit tonë, këtë situatë e kemi përjetuar edhe me Taulantin. Ai është në fokus dhe herë pas herë shfaqet ndonjë skuadër e interesuar për të. Është ndër më të rëndësishmit, nëse vazhdon në këtë gjendje, ofertat nuk mungojnë. Çdo trajner kërkon të ketë të gjithë elementët më të mirë në organikë. Por në këtë futbollin tonë, kjo dinamikë është e mirëpritur në të gjithë klubet shqiptare. Tirana ka hyrë në fazë tjetër, në dy vite janë transferuar 6 lojtarë jashtë. Vazhdon që të ketë interes dhe vazhdojmë të thithim elementë të rinj që të ketë kërkesa. Mund të ketë dobësim skuadre, por është klubi që vlerëson ofertat e duhura apo ndërhyrjet se nga objektivat nuk dalin. Por lojtarë tanë më të mirë do të transferohen jashtë, kundrejt asaj që është futbolli modern për të sjellë të ardhura në klub”, tha Shehi për “Oversport” pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"