Shehi i bindur: Ishte vetëm çështje fati, ne ia bëmë hyzmetin. Ngo është lideri i skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2021 | 23:23

Shehi i bindur: Ishte vetëm çështje fati, ne ia bëmë hyzmetin. Ngo është lideri i skuadrës

Orges Sheshi nuk ka shumë pengje për eliminimin nga Kupa e Shqipërisë. Trajneri I Tiranës deklaroi pas sfidës për “SuperSport” se skuadra kishte bërë maksimumin dhe më pas kishte vendosur fati me gjuajtjet e penalltive.

shehi

“Jam krenar për atë që dhanë çunat, ishim gjithë kohën dominues. rastet i patëm. I tillë është futbolli, penalltitë janë çështje fati, të shohim përpara dhe ta harrojmë sa më parë këtë ndeshje.

Të thuash çfarë mungoi,, mendoj se kemi bërë maksimumin, kemi pasur raste për të mbyllur ndeshjen, edhe në 2-0, edhe në kohën shtesë. Çunat konsumuan shumë energji, është e rëndësishme të dalim para portë, të krijojmë raste, të jemi dominues dhe këtë e bëmë sot dhe pastaj mund të ketë gabime të vogla.

Penalltitë janë çështje fati. Të thuash a ka për të përmirësuar apo jo, më duket pak e habitshme. Unë mendoj që kush gjuan shumë penallti, sigurisht që fati është prezent. Mendoj se një do e humbte, ne ose Dinamo. U thashë edhe djemve që bëmë maksimumin, por këtu nuk është gjithmonë në dorën tonë se është edhe çështje fati.

Erdhëm në këtë ndeshje me disavantazh. Dinamo është ekip cilësor, është e vështirë përmbysja. Skuadra bëri shumë mirë, bëri maksimumin. Mendoj se skuadra bëri shumë mirë, por kjo nuk duhet të na influencojë. Përkundrazi, i kam thënë lojtarëve para ndeshjes që kjo duhet të jetë gjë e mirë për ne, se skuadra tregoi karakter, besoi deri në fund, e duhet të jetë për mirë e jo për keq. Kësaj ndeshje ia kemi bërë hyzmetin deri në fund.

Jam i kënaqur edhe me lojtarët e stolit, se ndihmuan skuadrën. Kemi edhe të rinj dhe bënë mirë, kjo më ngroh akoma më shumë.

Ngo? Gjatë gjithë kësaj kohe Majkëll është stërvitur mirë, mos harrojmë që kaloi Covid-19 dhe kur kishte kohë për të rikuperuar, i doli një problem familjar e u largua tre ditë. Sot ishte kapiteni i skuadrës, por kontributi i tij në fushë dhe jashtë është maksimal, jo më kot them se është lideri i skuadrës. Lojtarët në ditë të mirë apo të këqija jam i sigurt se do të na nxjerrin nga situata siç kanë bërë më parë”, tha Shehi.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"