Shefi i Barcelonës: Do e tentojmë Kutinjon përsëri në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2017 | 17:48

Shefi i Barcelonës: Do e tentojmë Kutinjon përsëri në janar

Barcelona duket se i ka ringjallur qëllimet e saj për të sjellë në “Kamp Nou” yllin brazilian, Filipe Kutinjo. Klubi spanjoll dështoi verën e kaluar, me tri ofertat e tij, teksa ajo e fundit ishte deri në vlerën e 128 milionë eurove. Liverpuli u shpreh se nuk do ta linte të lirë brazilianin.

kutinjo

Por shefi ekzekutiv i blaugranave, Oskar Grau, bëri të ditur planin e klubit të tij: “Jemi gati ta blejmë Kutinjon që në merkaton e janarit, apo çdo lojtar tjetër që kërkon stafi teknik. Por duhet ta kemi të qartë, nëse blejmë lojtarë, duhet të ketë edhe largime.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"