Shantazhim “hot” Balotelit, vajza 18-vjeçare i kërkoi 100 mijë euro. Prokuroria merr vendimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 22:34

Shantazhim “hot” Balotelit, vajza 18-vjeçare i kërkoi 100 mijë euro. Prokuroria merr vendimin

Mario Baloteli ka dalë i pafajshëm nga një histori shumë e shëmtuar, e zgjidhur në mënyrën e duhur nga Prokuroria e Viçencës. Një vajzë 18-vjeçare është akuzuar dhe pritet të dënohet, pasi tentoi që të shantazhonte sulmuesin e Breshas, pasi sipas versionit të saj, vajza ka pasur një marrëdhënie me “Super-Marion”, disa kohë më parë, kur ajo ishte ende minorene. 

r0_0_800_600_w1200_h678_fmax

Historia në fjalë, me hetimin që është mbyllur ditën e djeshme, i takon periudhës kur Baloteli luante te Nisa, në Francë, por vajza, e cila fillimisht i kishte siguruar se ishte mazhorene dhe më pas ofroi versionin e kundërt, i kishte kërkuar 100 mijë euro për të mos e denoncuar për dhunë seksuale. Lojtari kishte bërë kallëzim për ngjarjen në polici dhe dje doli i pafajshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"