Sfumon pista Gatuzo, Xhani De Biazi shumë pranë akordit me skuadrën e Serisë A. Ja prapaskenat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2019 | 20:31

Sfumon pista Gatuzo, Xhani De Biazi shumë pranë akordit me skuadrën e Serisë A. Ja prapaskenat

Xhani De Biazi mund të rikthehet në drejtimin e një skuadre, pas një pauze të gjatë. Ish-trajneri i Kombëtares është pranë akordit me klubin e Sampdorias në Serinë A.

de biazi

Sipas “Sky Sport”, drejtuesit e dorianëve kishin si alternativë kryesore Gatuzon, por kjo mundësi ka sfumuar, pasi ish-trajneri i Milanit, pas një takimi me presidentin Ferrero, nuk u bind nga projekti i klubit duke refuzuar përfundimisht ofertën.

Media italiane bën me dije që De Biazi është alternativa e parë për momentin për të marrë drejtimin e Sampdoria! Listës i janë shtuar së fundmi edhe teknikët Xhuzepe Jakini dhe Klaudio Ranieri. Pritet që në ditët e ardhshme të merret vendimi përfundimtar për sa i përket trajnerit që do të drejtojë Sampdorian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"