Sfidojnë Besën në Kupë, trajneri i Korabit: Ja si eliminohen kavajasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2022 | 13:01

Sfidojnë Besën në Kupë, trajneri i Korabit: Ja si eliminohen kavajasit

Në harkun e 17 ditëve, Korabi do të luajë për të tretën herë me Besën.

Kumbarce

Më 26 shtator luajtën ndeshjen për Kupën e Shqipërisë, më 9 tetor për llogari të kampionatit dhe sot do të luajnë aktin e kthimit të turit të parë.

Rastësia bën që dy ndeshjet e zhvilluara deri më tani kanë dalë barazim 1-1. Ajo e së shtunës prodhoi shumë polemika e tension, ndaj pritet me shumë interes edhe kjo e sotmja.

Kualifikimi është i hapur dhe pa frikë mund të themi që nuk ka favoritë, ndonëse faktori fushë do t’i ndihmojë jo pak dibranët. Këta të fundit duhet të bëjnë llogaritë pa Shpendi Kumbarçen në stol, pas dënimit që ka marrë nga Disiplina. E megjithatë, kjo nuk ia prish llogaritë as trajnerit.

Për “Panorama Sport” ai deklaron: “Do të jetë ndeshje e vështirë edhe kjo, pasi çdo gjë është e hapur për kualifikimin. Ekipi duhet të luftojë deri në minutën e fundit për të realizuar misionin që i kemi vënë vetes.

Ashtu si në aktin e parë të Kupës së Shqipërisë, edhe nesër (sot) do të aktivizoj lojtarët që kanë marrë më pak minuta në kampionat. Por jo zgjedhje të rastësishme, por ata që gëzojnë formë të mirë sportive”.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"