Sfidat e shqiptarëve me skuadrat përtej Murit, Gjika: Një humbje izoloi Shqipërinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2019 | 20:59

Sfidat e shqiptarëve me skuadrat përtej Murit, Gjika: Një humbje izoloi Shqipërinë

Nga Uvil Zajmi

Uvil Zajmi

Kontaktet dhe ballafaqimi me sport in e RD Gjermane, veçanërisht para ngritjes së Murit, ka qenë intensiv. Kjo, në periudhën e miqësisë midis vendeve të bllokut socialist. Jo vetëm në futboll me turne miqësorë vajtje-ardhje, por fluksi ka qenë i madh edhe në disiplina të tjera, nga pjesëmarrja në Garat e Paqes në çiklizëm Pragë-VarshavëBerlin, në Lojërat e Lajpcigut 1958 etj.

Në volejboll për femra, kujtojmë Dinamo-Traktor Shverini, sezoni 1980-81, Dinamo e T.-Dinamo B., po në Kupën e Kampioneve etj. Gjithmonë para rënies së Murit… Në futboll kemi disa përballje si ato më 1952, Partizani-Lokomotiva Lajpcig 3- 1 (dy herë), Dinamo-Lokomotiva L. 1-0; 1956, Aktivist-Dinamo 1-1, Dinamo B.-Dinamo T. 1-3; 1957, Tirana-Aktivist 1-1 dhe 0-0; 1958, Dinamo T.-Dinamo B. 4-2 dhe 2-1, Besa-Dinamo B. 0-2, Forverst-Partizani 1-2 (Spartakiada e Lajpcigut); 1959:

Partizani-Forverst 1-1; 1960, Forverst-Partizani 0-0, Forverst B.-Partizani 2-3, Forverst KPartizani 1-4; 1963, Partizani-Forverst 3-1 (Spartakiada e Hanoit). E para me Kombëtaren daton më 1 maj 1958, në Tiranë, ShqipëriRDGJ 1-1 (Kraja ’50, Trojger ’88). Për të ardhur te prilli 1973 në Magdeburg, trajneri Myslym Alla do të luajë me: J.Rama, Gjika, Berisha, F. Sejdini, R. Ibërshimi, G. Xhafa, R. Rragami, Gurma, Pernaska, U. Xhafa, Pano. Dhe përfundimi RD Gjermane-Shqipëri 2-0 (Kreiscoche ’62, Shparvarcer ’69).

Ndërsa në Tiranë ekipi Shpresa arriti një fitore të madhe, 1-0 ndaj RDGHJ-së, gol i I. Hoxhës. Pastaj sfidat e kthimit: 3 nëntor, Shqipëri-RD Gjermane 1- 4, Strach, M. Gjika, Straich, Lyve, Shparvarcer do të fiksojnë disfatën për Kombëtaren që drejtohet nga Ilia Shuke që në këtë takim aktivizon: Muhedini (Ismaili) M. Gjika. S. Berisha, T. Vaso, R. Ibërshimi, R. Rragami, S. Braho, I. Përnaska, P. Pano, S. Curi (I. Hoxha). Një rezultat (edhe në Postad, Shpresa RD Gjermane-Shqipëri 6-0), që nuk do të kalojë lehtë, madje humbja bëhet shkak kur shteti i mbyll derën futbollit, shpall vetëpezullimin.

Mihal Gjika

Ishte një izolim rrënues, një vetëvrasje totale sportive në rrafsh kombëtar dhe ndërkombëtar, një ndarje për disa atë  Botëror në të gjithë trofetë, përjashto Kupën Ballkanike. Asnjë ndeshje zyrtare, miqësore, deri më 1978, kur Vllaznia do të luajë me Austrinë e Vjenës për Kupën e Kampioneve, që do të ishte edhe rihapja e rikthimi në familjen europiane. Me klubet e futbollit deri para rënies së Murit, kemi dy përballje:

Kupa UEFA edicioni 1981- ’82, Dinamo e Tiranës-KZ Jena, 1-0, gol i Zërit dhe 0-4 në Gjermani. Pastaj një kualifikim historik: sezoni 1987- ’88, Kupa UEFA, pasi ka eliminuar Partizanin e Beogradit, Flamurtari luan me Vismut Aue të RDGJ-së: 2-0 në Vlorë (Taho dhe V. Ruci), dhe 0-1 në kthim, për të vijuar në turin e tretë, në përballjet me Barcelonën. Mihal Gjika: Pas humbjes me RDGJ-në pati pasoja Pas gati gjysmë shekulli, Mihal Gjika, titullar dhe autori i të vetmit gol për përfaqësuesen tonë në ato përballje, kujton:

“Unë pata mundësinë që në harkun e dy viteve të shkoja në dy Gjermanitë. Në ’71 në atë Perëndimore dhe në ’73 në atë Lindore. Për RDGJ-në patëm dëgjuar si një vend socialist, por pa menduar se ndryshmi me RFGJ-në do të ishte i jashtëzakonshëm. Kisha dalë në disa vende, por jemi befasuar të gjithë në ato tri ditë qëndrimi në Magdenburg. Fukarallëk i madh. Një markë perëndimore shkëmbehej me 4 marka lindore. Vetëm rusë shihje afër hotelit. Ndeshja ishte korrekte dhe u zhvillua në një stadium plot me spektatorë. Fituan ata 2-0. Itinerari ynë ishte hotel-stadium… Vetëm pas ndeshjes na shëtitën me anije në Elbë. Kam blerë një rrip të trashë mesi, se ishin në modë në atë kohë.

Marrëdhëniet me lojtarët ishin të ftohta. Në Tiranë, në ndeshjen e kthimit, kam shënuar golin e barazimit, por takimi u mbyll 4-1 për ata. Ishin një skuadër shumë e fortë fizikisht, vraponin të gjithë. Shparvarceri ishte lojtar i fuqishëm, na shënoi dy gola këtu edhe një atje. Pas humbjes kujtoj se në ambientet sportive qarkullonin fjalë se ishim pezulluar dhe se nuk do të luanim me asnjë skuadër europiane dhe ashtu ngjau. Edhe sot nuk e di se si, kush e mori edhe atë vendim absurd. Dhe gjithçka erdhi pas humbjes me Gjermaninë Lindore”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"