Sfida europiane ndaj Atletik Eskaldes, Partizani shkon në Andorrë me tri armë më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2023 | 8:10

Sfida europiane ndaj Atletik Eskaldes, Partizani shkon në Andorrë me tri armë më shumë

Partizani do të shkojë në Andorrë me një skuadër më të fortë, pasi artilerisë së Zoran Zekiçit do t’i shtohen edhe Mateo Kocijan, Gjelbrim Taipi dhe Arçejnxh Bintsuka.

partizani

Kroati ishte lojtari i shumëkërkuar prej ko- hësh në mbrojtjen e Partizanit dhe fakti që ai njihet shumë mirë me trajnerin Zekiç, mund ta shtyjë trajnerin që ta përdorë 28-vjeçarin që ndaj Atletik Eskaldes.

Nga ana tjetër Taipi ësh- të lojtari më i gatshëm mes kësaj tresheje, pasi ai stërvitet prej më shumë se dy javësh me të kuqtë dhe tashmë është futur në ritmin e shokëve dhe është ingranuar me ekipin.

Ndërkohë, Binstuka gjithashtu stërvitet prej disa kohësh, por pushimet e zgjatura e penalizojnë të jetë në nivelin e shokëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"