Sfida e Kupës/ Grumbullimi dy ditë para, mësoni formacionin e mundshëm të Vllaznisë në ndeshjen me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2022 | 10:08

Sfida e Kupës/ Grumbullimi dy ditë para, mësoni formacionin e mundshëm të Vllaznisë në ndeshjen me Partizanin

Për ndeshjen me Partizanin, si asnjëherë më parë, trajneri Elvis Plori do të ketë një grup të plotë lojtarësh. Kapiteni Erdenis Gurishta, pavarësisht se nuk e ka kaluar plotësisht dëmtimin, me shumë mundësi do të sakrifikojë në këtë takim, duke luajtur si titullar nga minuta e parë.

partizani-vllaznia

Pas mungesës me Laçin për shkak kartonësh, tashmë edhe senegalezi Dianje do të jetë në dispozicion.

Nisur nga këto rikthime, por edhe nga rregullimet që tekniku pret të bëjë për ta fituar këtë përballje, formacioni i Vllaznisë pritet që të ketë ndryshime. Zogoviç do të jetë në portë, ndërsa mbrojtja mendohet që të jetë me treshen Adili, Dianje dhe Bulatoviç në qendër.

Me skemën 3-4-3, dyshja e krahëve do të formohet nga Gurishta e Hakaj. Në mesfushë do të luajnë si zakonisht Krymi e Jonuzi, ndërsa në krahë pritet që të kenë dyshen Da Silva-Latifi. Aralica pritet që të jetë sërish në majë të sulmit.

Dje kuqeblutë u stërvitën në fushën sportive të Golemit dhe menjëherë pas seancës së fundit u grumbulluan në një hotel jashtë qytetit të Shkodrës, për të qenë më të qetë në prag të kësaj ndeshjeje delikate.

vllaznia (1)

A.URUÇ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"