Sfida Besa-Luzi, përballja e parë në histori pa tifozë dhe me trajnerë… peqinas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2022 | 18:38

Sfida Besa-Luzi, përballja e parë në histori pa tifozë dhe me trajnerë… peqinas

Besa-Luzi 2008, është sfidë e vërtetë brenda familjes. Aktualisht Bashkia Kavajë administron edhe provincën e Luzit të Vogël. Për herë të parë, qyteti përfaqësohet me dy ekipe në Kategorinë e Parë. Nëse për dekada të tëra kishte edhe Egnatian, me ndarjen e re administrative kjo gjë ndryshoi (tashmë Rrogozhina ka kaluar bashki më vete). Gjithsesi, kushdo të fitojë nuk do të kishte hidhërim në kampet respektive. Në fund të fundit do të jetë një përballje mes dy vëllezërve, të madhit e të voglit.

bESA

PA TIFOZË – Si për të prishur tërë kënaqësinë e të përjetuarit për herë të parë të një sfide zyrtare, ka menduar Komisioni i Disiplinës në FSHF. Të dyja tifozëritë nuk do të jenë të pranishme në stadium, pasi ekipi i Besës është dënuar të luajë për 4 javë pa tifozë. Për dekada të tëra, qindra banorë të Luzi 2008 ndoqën Besën e atyre viteve duke sakrifikuar madje për të ardhur me biçikleta, pse jo dhe në këmbë. Sot ata kanë ekipin e tyre, por në zemrat e baballarëve të tyre ka vetëm një emër, Besa, që u sjell nostalgji dhe kujtime të paharruara. Kjo do të jetë “fatkeqësia” e vetme e kësaj përballjeje.

STAFET – Një rastësi mjaft e bukur ka të bëjë edhe me dy stafet e ekipeve. Është qyteti i Peqinit ai i lindjes dhe karrierës së përbërjeve të dy pankinave. Gugash Magani e Klaudjan Dervishi janë peqinas e për vite të tëra i dhanë emër Shkumbinit. Në krahun tjetër Luzi 2008 drejtohet po nga një dyshe peqinase, Lorenc Pashja e Arvist Gjata. Kështu, të dyja stafet teknike do të kthehen në vendin e “krimit”, në fushën ku nisën hapat e parë të futbollit.

EKIPET – Ndër vite Luzi 2008 ka pasur brenda tij futbollistë kavajas, madje edhe nga ata që më pas luajtën me Besën në Superiore. Luznjakët u drejtuan për vite të tëra nga trajnerë kavajas, banorë të qytetit, si Bajram Hushi, Ilir Duro, Ndriçim Kashami etj. Për herë të parë, në përbërjen e sotme të Luzi 2008 nuk ka asnjë banor të qytetit të Kavajës. Citojmë termin nga qyteti i Kavajës, pasi rikujtojmë se Kavaja dhe Luzi administrohen nga një Jani Kaçi, legjenda e futbollit korçar bashki.

FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"