Sezoni i parë në Dortmund, Haland e ka vendosur: Ja ku do luaj në të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2021 | 20:58

Sezoni i parë në Dortmund, Haland e ka vendosur: Ja ku do luaj në të ardhmen

Prej gati 1 viti Erling Haland është pjesë e skuadrës së Borusias së Dortmundit. 25 gola ka shënuar talenti norvegjez që kur u bë pjesë e verdhezinjve. Në një intervistë për “Bundesliga.de”, sulmuesi foli për jetën e tij në Dortmund si dhe objektivat që ka me skuadrën gjermane.

haland

Si ishte viti i parë në Dortmund?

Koha ka ikur me të vërtetë shumë shpejt. Sapo nisi faza e dytë, menjëherë u mbyllëm në shtëpi, pastaj ndeshjet pa tifozë. Ishte një vit jonormal nga të gjitha aspektet. Nuk e dinim se si do të vazhdonte jeta jonë.

Jeni të kënaqur me trajnerin e ri, Terziç?

Kam një marrëdhënie të mirë me të, flasim për shumë gjëra. Në stërvitje më ndihmon duke më shërbyer me krosime. Besoj se ai do të na ndihmojë për të fituar diçka në këtë sezon.

E ndieni veten komod me skemën 4-2-3-1?

Me Rojsin si sulmues i dytë ndihem shumë mirë. Marko është një lojtar inteligjent. Asistet e tij janë shumë të rëndësishëm për ne, ndonëse mendoj që do të na duhet edhe disa ndeshje për ta bërë këtë skemë që të funksionojë në mënyrën më të mirë.

Vjet debutuat me një “Hattrick”. Si e kujtoni atë moment?

Në golin e parë mora një pasim të artë nga Sanço, në të dytin Hazard dhe të tretin Rojs. Mendoj që i vetëm nuk do t’ia kisha arritur kurrë. Por, ishte një moment i bukur që do të mbetet gjithmonë në memorien time.

haland

Sa tërheqëse është Bundesliga për ju?

Bundesliga më pëlqen shumë. Këtu ka shumë skuadra të mira dhe të forta. Stadiumet janë të bukura në çdo qytet ku luajmë. Po e shijoj në maksimum kohën time këtu.

Është Ronaldo një shembull për t’u ndjekur për sa i përket të ushqyerit?

E kam lexuar diku këtë gjë, por mund të them vetëm se unë kam planin personal të të ushqyerit. Ronaldon e ndjek për atë çfarë bën në fushë, por jo për ushqimin, pasi nuk e di çfarë konsumon. Ai është një makineri.

Zërat për një largim nga Dortmundi janë shtuar shumë. Çfarë plani keni?

Ashtu siç e thashë, ndihem mirë në Dortmund dhe nuk kam ndërmend të largohem para përfundimit të kontratës. Kur është kohë merkatoje, këto zëra janë gjithmonë të pranishëm, por unë mundohem gjithmonë të jem i fokusuar te puna ime. Dua të ndihmoj skuadrën për të arritur objektivat që ka. Duam ta mbyllim sezonin me trofe. Do të ishte dhurata perfekte për tifozët tanë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"