“Sezon zhgënjyes”, flet ish-mesfushori i Lushnjes: Ja çfarë duhet për t’u ngjitur në elitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2021 | 23:11

“Sezon zhgënjyes”, flet ish-mesfushori i Lushnjes: Ja çfarë duhet për t’u ngjitur në elitë

Lushnja është një ndër skuadrat e traditës së futbollit shqiptar, që konkurron në Kategorinë e Parë prej shumë sezonesh. Edicionin e kaluar ekipi lushnjar nuk arriti të grupohej as në 4- shen e parë, duke i mbyllur pretendimet më shpejt se zakonisht, madje u desh që të luftonte për mbijetesën në pjesën e fundit të kampionatit. Sezoni që po vjen do të jetë i katërti me radhë për verdhejeshilët, që do të konkurrojnë në futbollin inferior. Në një prononcim për “Panorama Sport”, ish-mesfushori lushnjar Fatjon Topi u shpreh se ekipi vjet zhvilloi një sezon të dobët, si dhe tregon se çfarë duhet bërë që në editonin e ri të arrihet ngjitja në elitë.

Fatjon-Topi-me-Lushnjen

“Unë mendoj se Lushnja ka zhvilluar një sezon të dobët, sidomos në fazën e dytë dhe të tretë të kampionatit. Ajo është shfaqur një skuadër pa forcë për të marrë rezultatin dhe me shumë gabime në aspektin mbrojtës. Nga sezoni që lamë pas, Lushnja të nxjerrë mësime. Ishte një sezon për t’u harruar, larg pretendentëve. Në opinionin tim, Lushnja duhet të merret seriozisht me merkaton.

Nga ajo që kam parë, dy sulmues të mirë dhe dy qendërmbrojtës duhen të jenë kryefjala e merkatos së Lushnjës për këtë vit. Një skuadër si Lushnja nuk mund të shënojë 21 gola gjatë gjithë kampionatit.

Me tetë ekipe, tri faza dhe pak ndeshje, por edhe shumë pak gola të shënuar nga verdhejeshilët, që kishin një skuadër pa golashënues, përfundoi ky sezon. Ekipi nuk kishte një sulmues sistematik me portën dhe golin.

Gjithashtu, edhe mbrojtja e merrte golin lehtë. Lushnja nuk është mësuar të jetë në këto nivele, ndaj mendoj që një merkato cilësore dhe e bollshme do të ngrejë një skuadër pretendente, për të mos përsëritur një kampionat si ky që lamë pas dhe që

Lushnja të jetë konkurruese për Superiore”, u shpreh ish-mesfushori Fatjon Topi. Lushnjarët për momentin janë pushim, ndërsa për sezonin e ri pritet që hapat e parë të hidhen në fillim të korrikut.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"