“S’është e nevojshme të marrim shpulla për të reaguar”, Pirlo: Është gjithmonë e vështirë kur luan përballë Veronës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2020 | 23:51

“S’është e nevojshme të marrim shpulla për të reaguar”, Pirlo: Është gjithmonë e vështirë kur luan përballë Veronës

Juventusi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Veronës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Serisë A. Në prononcimin për “Sky Sport” pas këtij rezultati zhgënjyes, tekniku i bardhezinjve Andrea Pirlo u shpreh:

PIRLO

Ndeshja- Pritëm shumë në pjesën e parë, mesfushorëve tanë u mungoi agresiviteti, por ia dolëm të krijojmë raste të rrezikshme. Në pjesën e dytë pas golit ishte një reagim i mirë, gjithsesi, nuk është e nevojshme të marrim shpulla për të reaguar.

Dibala dhe Kulusevski – E lamë Kulusevskin të pushonte. Ishte ndryshimi i vetëm që kishim në stol. U fut dhe bëri shumë mirë, luajti lojën e tij. Nuk e prisja që Dibala t’i nxirrte 90 minuta, edhe ai bëri shumë mirë.

Verona- Është gjithmonë e vështirë kur luan përballë ekipeve si Verona dhe Atalanta, pasi janë skuadra që e bazojnë lojën në duelet një kundër një në të gjithë fushën. Provuam të luanim me një takim, por gabuam në pasin e fundit. Mund të kishim bërë më mirë.

Kthimi i Kristiano Ronaldos- Po planifikojmë të luajmë me Ronaldon, Dibalën dhe Moratë, të tre bashkë në fushë. Sot ndikoi edhe mungesa e Kiezës. Na mungoi gjerësia në fushë. U përpoqëm të rikthenim Bernardeskin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"