Seria B “e çmendur” pas sulmuesit të Shpresave, gati të huazohet deri në fund të sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 2, 2024 | 17:10

Seria B “e çmendur” pas sulmuesit të Shpresave, gati të huazohet deri në fund të sezonit

Stiven Shpendi mund të largohet nga Empoli deri në fund të sezonit, me sulmuesin e Kombëtares Shpresa që nuk ka gjetur shumë hapësira të skuadra e Serisë A.

shpendi calhanoglu

Mediat italiane bëjnë me dije se e gjithë Seria B është e çmendur pas 20-vjeçarit dhe ofertat duket se kanë ardhur menjëherë në drejtim të klubit të Empolit.

Gjithsesi ky i fundit nuk kërkon që ta shesë Shpendin, port a huazojë atë deri në fund të sezonit, duke parë dhe që hapësirat për të këtë sezon janë të vogla.

Por as kjo pritet të mos jetë e lehtë, pasi si fillim duhet të jetë vetë empoli që të blejë kartonin e 20-vjeçarit shqiptar nga Çezena dhe trajneri Aurelio Andreaxoli e sheh si një lojtarë me potencial, që do e ndihmojë shumë skuadrën në të ardhmen.

Kështu që klubi ka nisur nga puna që të blejë përfundimisht kartonin e Shpendit dhe më pas ta huazojë atë në Serinë B. Interes nga Seria B ka dhe për vëllain e tij binjak, Kristian, i cili gjithashtu po bënë mjaft mirë me Çezenën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"