Sëmundja e keqe po i merr jetën, ish-mbrojtësi i Liverpulit premton se do të luftojë deri në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2018 | 23:29

Sëmundja e keqe po i merr jetën, ish-mbrojtësi i Liverpulit premton se do të luftojë deri në fund

Ish mbrojtësi i Liverpulit është duke luftuar me jetën. Këtë bën me dije e përditshmja spanjolle “Marca”. Bëhet fjalë për Hose Enrike i cili ka postuar në “Instagram” ku thotë se nuk ka qenë aktiv kohët e fundit pasi ka një tumor në tru.

jose

Ai ka rrëfyer gjithçka për “Marcan”. “Isha një mbrëmje me trajnerin e Brigtonit, Kris Hjugton. Po kalonim disa kohë bashkë në Njukasëll dhe fillova që të ndieja një dhimbje koke. Ajo dhimbje sa vinte e shtohej.

Në fillim mendova se bëhet fjalë për migrenë, por në mëngjes shihja gjithçka të pistë, imazhet më dukeshin dyshe dhe kuptova se kam probleme. Pasi bëra një skaner, rezultoi që kam një tumor në tru.

Ato ditë kanë qenë një tmerr për mua, dhe mund të them se ishin ditët më të trishtuara të jetës sime. Kam qëndruar 5 ditë në krevat, pa lëvizur nga vendi. Dua të siguroj të gjithë tifozët se po luftoj fort dhe se kam nisur një rrugë të gjatë për t’ia dalë. Shëndeti është i shenjtë”, u shpreh ish-mbrojtësi 32-vjeçar,q ë u tërhoq nga futbolli i luajtur në vitin 2017

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"