Sejdini: Te Kukësi ‘njëri gozhdës, tjetri patkoit’, Kupa është shpëtimi i tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 23:30

Sejdini: Te Kukësi ‘njëri gozhdës, tjetri patkoit’, Kupa është shpëtimi i tyre

Ish-trajneri i njohur Faruk Sejdini shprehet se Kukësi ka lojtarë të mirë, por nuk funksionon si grup.
sejdini
Në studion “Sport Neës Plus” në “Neës 24”, Sejdini shton se në ndeshjen me Bylisin, lojtarët e Kukësit u treguan shumë individualistë dhe nuk siguruan fitoren pas penalltisë së shënuar nga Vasil Shkurtaj.

“Po të marrim Bylisin dhe Kukësin japin një shembull të mirë dhe për teknikën. Kukësi ka individë shumë të mirë. Edhe sot kishte momente, sikur luanin për spektakël, sikur donin të argëtonin veten e tyre. Por, kjo vlen kur je në avantazh 3-0. Duhet të siguronte fitoren. Pas penalltisë duhet ta siguronin fitoren.

Bylisi nuk ka lojtarë më emër, por ka grupin. Kur ekipin funksionon si grup dhe prish lojën e kundërshtarët, tregon që është ekip i mirë. Bylisi funksionoi më mirë. Kurse te Kukësi janë ‘njëri gozhdës tjetri patkoit’ dhe bëhet kakofoni.

Kështu si erdhi puna, Kukësi shpëtim te Kupa mund ta gjejë. Nuk e mendonin se do të ndodheshin kë të distancë me Tiranën”, deklaroi Sejdini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"