Seferi dhe Mustafa: Estonia e rëndësishme sepse është ndeshja e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2017 | 19:14

Seferi dhe Mustafa: Estonia e rëndësishme sepse është ndeshja e parë

Dy futbollistët e Kombëtares U-21, Taulant Seferi dhe Valdrin Mustafa kanë dalë paraditen e sotme në një konferencë për shtyp para medias ku i kanë bërë thirrje tifozëve shqiptarë që të jenë të shumtë për t’i përkrahur në “Elbasan Arena” në sfidën e ditës së hënë ndaj Estonisë. Si Seferi ashtu edhe Mustafa janë të bindur te fitorja në ndeshjen debutuese me fanellën kuqezi.

Seferi dhe Mustafa

Taulant Seferi

“Jam i lumtur që e morra lejen nga FIFA për të luajtur me Kombëtaren shqiptare. Ka qenë dëshirë e madhe për mua dhe shpresoj që të shkojë gjithçka mirë në ndeshjen e parë kualifikuese. Është ndeshje e rëndësishme sepse është e para dhe mendoj që jemi një gjeneratë e re në Kombëtaren U-21. Kemi shumë lojtarë kualitativ dhe besoj që do marrim rezultat pozitiv ndaj Estonisë.

Seferi

Do të japim maksimumin për fanellën e Kombëtares dhe do t’iu lutesha të gjithë tifozëve shqiptarë, veçanërisht atyre nga Elbasani të vijnë të na përkrahin se kemi nevojë për mbështetje.

Është ndeshja jonë e parë dhe na duhet mbështetja e tyre. Shpresoj që mbas kësaj ndeshje të dalim të gjithë të gëzuar dhe të lumtur.”

Valdrin Mustafa

“Ndaj Estonisë është një ndeshje shumë e rëndësishme, unë besoj që do të vijnë shumë tifozë nga e gjithë Shqipëria për të na përkrahur. Do ta kthejmë në festë fundin e takimit bashkë me tifozët.

Mustafa

Në do të japim maksimumin dhe jam i bindur që do të marrim 3 pikë në Elbasan. Unë si sulmues do të përpiqem të shënoj pasi ajo është detyra e sulmuesit. Shpresoj të bëj krenar Kombëtaren me paraqitjen time.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"