“Secili dha maksimumin sot me Bjellorusinë”, Gjimshiti: Miksimi mes lojtarëve me përvojë dhe të rinjve na jep besim për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2020 | 21:34

“Secili dha maksimumin sot me Bjellorusinë”, Gjimshiti: Miksimi mes lojtarëve me përvojë dhe të rinjve na jep besim për të ardhmen

Mbrojtësi i Shqipërisë Berat Gjimshiti vlerësoi skuadrën pas fitores ndaj Bjellorusisë 3-2. Pas sfidës, lojtari i Atalantës u shpreh se përbërja e ekipit kombëtar kuqezi me futbollistë me përvojë dhe të rinj të talentuar duhet t’i japë besim skuadrës për të arritur rezultate pozitive në vazhdimësi.
gimi

“Ndeshja me Bjellorusinë – Besojmë që ekipi dha gjithçka në fushë nga  çfarë kishte brenda. E dinim që do futeshim në fushë për fitore. E di që loja u hap 3-2, deri në atë moment bëmë lojë të mirë, por pastaj e vumë veten në vështirësi. Nuk e filluam aq mirë sa menduam, dhe pse kishte shumë lojtarë të rinj me shumë cilësi. Të gjithë e kanë dhënë kontributin e tyre. Edhe ata që kanë luajtur më pak janë gjithmonë lojtarët më të rëndësishëm për ne. Në fillim nuk ecëm mbarë, këto dy ndeshjet i fituam dhe ia dolëm të kapnim vendin e parë.

E ardhmja – Ka lojtarë të rinj dhe me eksperiencë Miksi është shumë më më irë. Kjo duhet të na japë vetbesim kur të vijë marsi që do jemi prapë këtu”, u shpreh Berat Gjimshiti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"