Sebastian Fetel shkëlqen si bastexhi, skedinë fituese me ndeshjet e Bundesligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2020 | 18:38

Sebastian Fetel shkëlqen si bastexhi, skedinë fituese me ndeshjet e Bundesligës

Sebastian Fetel po zhvillon sezonin e tij të fundit me Ferrarin, një edicion që nuk po shkon aspak mirë për pilotin gjerman, pasi deri tani renditet në vendin e 17-të pa mundur që të ngjitet asnjëherë në podium. Megjithatë, 4 herë kampioni i botës në Formulën 1 ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, duke treguar talentin e tij në sektorin e basteve sportive.

Aston-Martin-look-to-shake-up-Formula-1-with-Sebastian

Fetel, cili njihet për pasionin që ka për futbollin, ka goditur në shenjë të gjitha ndeshjet e javës në Bundesligë. 33-vjeçari është treguar i pagabueshëm në sfidat e javës së tretë të kampionatit gjerman, duke parashikuar saktë plot 9 rezultate, në një lojë me sistem të organizuar nga gazeta “Bild”.

Highest-paid-Formula-1-driver-Sebastian-Vettel-Ferrari-Highest-paid-F1-driver

Në parashikimet e goditura në shenjë, bie në sy se Fetel ka arritur që të gjejë rezultatin e saktë të skuadrës së tij të zemrës, Eintraht Frankfurt, që fitoi 2-1 në shtëpi ndaj Hofenhaimit. Sipas raportimeve të “Bild”, Fetel ka vendosur një shumë prej 10 eurosh, ndërsa ka arritur që të fitojë plot 6600 euro.

SLUUMPGTCH73BHCAQGAATFOEUE-scaled

Në tabelë pasqyrohet edhe skedina me rezultatet e parashikuara nga piloti, ndërsa në pllaka janë rezultatet me të cilat janë mbyllur sfidat.

SKEDINA FITUESE

Union – Mainc 2-1 (4-0)

Dortmund – Fraiburg 2-0 (4-0)

Frankfurt – Hofenhaim 2-1 (2-1)

Këln – Gladbah 1-2 (1-3)

Verder B – Bilefeld 2-0 (1-0)

Shtutgart – Leverkusen 2-2 (1-1)

Lajpcig – Shalke 3-0 (4-0)

Volfsburg – Augsburg 1-1 (0-0)

Bajern – Herta 4-0 (4-3)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"