“S’do flasim kurrë për arbitrat, në qoftë se ka qenë penallti dhe s’e ky ishte…”, presidenti Halili: Ngo ka një javë që rri te ne, ja e vërteta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2020 | 23:12

“S’do flasim kurrë për arbitrat, në qoftë se ka qenë penallti dhe s’e ky ishte…”, presidenti Halili: Ngo ka një javë që rri te ne, ja e vërteta

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, foli pas barazimit në derbi ndaj Partizanit, ku në prononcimin para gazetarëve të pranishëm në “Air Albania” u shpreh:

Refik Halili

“E rëndësishme është që për mua dhe për të gjithë stafin, që skuadra ka pasur goxha dëmtime, përfitoj nga rasti tiu them edhe juve të gjithëve. Ne kemi bërë vetëm 2 largime. Kobina dhe Ngo. Nuk dua të shpjegoj më gjatë sesa kaq. Kobinës i mbaronte kontrata në maj, në përfundim na ka ngelur vetëm Majkëlli. Skuadra është e plotë. Kam besim siç e kam thënë edhe vjet, futbollistët janë bashkë në grup. Do ecë do marshojë përpara. Jo për këtë ndeshje që bëri sot, por kam besim që është një skuadër e mirë. Janë kthyer disa futbollistë, por na mungojnë akoma.

I gjithë grupi i lojtarëve do të përfaqësojë bluzën në mënyrë të shkëlqyer, për të marshuar drejt objektivit, që është gjithmonë titulli kampion.

Ne kurrë s’do të flasim për arbitrat. Janë pjesë e lojës. Ka dhe gjëra që ndodhin. Në qoftë se ka qenë penallti dhe nuk është dhënë, ky ishte fati, të vazhdojmë përpara.

Ngo ka një javë që rri te ne, është e kotë të flasim. Të shikojmë çfarë negociata do kemi. Mund të jetë dhe pjesa e jonë.

Ne kemi akoma punë për të bërë. Stafi po punon, nuk ka pasur shumë kohë Nevili të bëjë skemat që ai mendon të bëjë. Shpresoj të ecim para. Futbollistët janë para dhe ne do të ecim. Oferta e Kobinës ishte 240 mijë dollarë. Nëse nuk e linim të lirë, nuk përfitonim asgjë në maj”, u shpreh Halili.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"