Sauthgejt: Do isha krenar edhe po të kishim barazuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2018 | 10:26

Sauthgejt: Do isha krenar edhe po të kishim barazuar

Shumë i kënaqur që nuk pësoi fatin e Argjentinës, Gjermanisë dhe Brazilit është trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt. Në përfundim të ndeshjes, ai thotë se do ishte krenar për skuadrën e tij edhe sikur ajo të kishte barazuar. “Krijuam shumë raste të pastra, veçanërisht në pjesën e parë. Dhe ishim në kontroll të plotë gjatë pjesës së dytë. Ishim shumë të fortë në goditjet standarde gjatë gjithë ndeshjes.

Southgate|

Edhe nëse do të kishim barazuar, do të kishim qenë shumë krenarë për paraqitjen”, tha trajneri Garet Sauthgejt. Më pas, vijoi: “Do të bënim mirë sikur të krijonim po kaq shumë raste edhe në ndeshjet e tjera të turneut. Lëvizja, shpejtësia dhe kontrolli nga mbrojtja me topin ishin të kënaqshëm. Ne i shteruam energjitë e tunizianëve. A ishim me fat që shënuam në fund? Skuadrat e mira shënojnë gola në fund. Nëse dominon topin në këtë mënyrë, atëherë kundërshtari nuk ka shpëtim dhe do të lodhet. Është e vështirë të zgjedh një emër të përveçëm, sepse ishte një paraqitje solide kolektive. Skuadra ishte e shkëlqyer. Ne e kemi fituar këtë rezultat gjatë tri javëve të fundit, jo në këtë ndeshje. Është rezultat i punës së madhe dhe të palodhur që kjo skuadër ka bërë së bashku”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"