Sampaoli: Mesi nuk i ka asnjë borxh Argjentinës, futbolli i ka borxh atij një Kupë Bote

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2017 | 12:21

Sampaoli: Mesi nuk i ka asnjë borxh Argjentinës, futbolli i ka borxh atij një Kupë Bote

Me golat e tij, Lionel Mesi shpëtoi edhe pankinën e Horge Sampaolit. Në fundin e ndeshjes, trajneri i Argjentinës tha se kapiteni i skuadrës së tij është lojtari më i mirë i historisë së futbollit dhe ky sport i detyrohet një Botëror.

jorge-sampaoli-lionel-messi-argentina_1xgl9vuldloq41jfz1tlmxm4x1

“Mesi nuk ia ka borxh Argjentinës një Kupë Bote, por është futbolli që i ka borxh një Botëror Mesit. Ai është lojtari më i mirë i historisë dhe nuk ishte logjike që të mungonte në një kompeticion kaq të rëndësishëm. Jemi forcuar shumë dhe kemi krijuar një grup për ta mbështetur Mesin dhe për ta bërë atë që të demonstrojë të gjitha vlerat që ka si lojtar. Jam shumë i lumtur për këtë arritje, por nuk duhet ta kishim çuar situatën deri këtu”, tha trajneri i Argjentinës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"