Salah sulmon Federatën e Futbollit Egjiptian, ja mosmarrëveshja midis palëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2018 | 20:19

Salah sulmon Federatën e Futbollit Egjiptian, ja mosmarrëveshja midis palëve

Duket se është hedhur dritë mbi problemet që lojtari i Liverpulit, Muhamed Salah ka me Fderatën e Futbollit të Egjiptit. Sulmuesi luajti shumë pak në Botëror për shkak të dëmtimit që mori në finalen e Uefa Champions League por ka pasur edhe një pengesë tjetër fakt që mund të pengonte pjesmmarjen e tij në Botëror.

salah

Bëhet fjalë për një përplasje me Federatën e Egjiptit për shkak të sponsorave personalë të lojtarit. Edhe pse u zgjidh para se të fillonte kompeticioni më i lavdishëm, këto mosmarrëveshje u kthyen sërish. Dhe lojtari ka reaguar në një mënyrë të ashpër teksa shkruan:

salah

“Është normale që një Federatë të përpiqet të bëjë më të mirën për të zgjidhur problemet e lojtarëve të vet, kurse mua po më ndodh ekzaktësisht e kundërta. Nuk është normale që mesazhet e mia dhe të avokatit tim të injorohen. Nuk e di pse po ndodh kjo gjë. Nuk keni kohë të përgjigjeni?” Kurse avokati-agjent i lojtarit, Rami Abas Isa, është shprehur: “Kemi kërkuar garanci deri sa të mos përsëriten problemet për të drejtat e Imazhit të Salah. Jemi në pritje”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"