Sala, me formacionin më të mirë ndaj pukjanëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2012 | 13:30

Sala, me formacionin më të mirë ndaj pukjanëve

Iliria u ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen e sotme që do të luajë në transfertë ndaj Tërbunit, një rival i drejtpërdrejtë për një nga vendet e kreut në tabelën e klasifikimit. Trajneri Fatmir Sala gjatë kësaj jave ka qenë i qetë, sepse e ka pasur në dispozicion të gjithë grupin e lojtarëve pa asnjë mungesë, çka i jep atij mundësinë që të përzgjedhë edhe formacionin për ndeshjen e sotme. “Ky është një ogur i mirë për ne, pasi prezenca e të gjithë titullarëve në fushë na jep më shumë shanse për të marrë një rezultat pozitiv në këtë përballje. Edhe pse do të luajmë ndaj një kundërshtari që deri më tani ka bërë një kampionat të mirë dhe konsiderohet i fortë, jemi përgatitur për të marrë maksimumin”, – është shprehur trajneri Sala.
Shkëlqim Hasani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"