Sabatini: Tare dominues dhe intelektual, trajneri nuk e ndalon dot të hyjë në dhomat e zhveshjes…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2023 | 22:29

Sabatini: Tare dominues dhe intelektual, trajneri nuk e ndalon dot të hyjë në dhomat e zhveshjes…

Valter Sabatini, ish-drejtor i Lacios dhe Romës, ka folur për mediat italiane dhe e ka vlerësuar rëndësinë që kishte Igli Tare te Lacio.

sabatini tare

“Tare kishte ndikim të madh te klubi bardhekaltër. Statura ia lejonte që lojtarët t’i shikonte nga lart poshtë. Kur dikush ngrinte sytë për ta parë, atëherë e dinte që nga vështrimi se mund të merrte ndonjë “shuplakë” në kuptimin e kritikës. Për një trajner ose për një drejtor sportiv është e rëndësishme që kur përballet me lojtarët të jetë në lartësinë e duhur, pra minimalisht të jetë në kushte të barabarta edhe si formim, apo si rëndësi në klub.

Tare ishte dominues dhe intelektual. Mendoj që ishte e rëndësishme që ai të qëndronte sepse do t’i kishte dhënë një ndihmë të madhe trajnerit. Nuk kam dijeni për detajet e përplasjes mes tyre, por është e pavend që një trajner të vendosë që drejtori sportiv të mos hyjë në dhomat e zhveshjes”, tha fillimisht Sabatini për “Cronache di Spogliatoio”.

SARRIN E KA PENG – “Unë kam një vlerësim shumë të madh për Sarrin, e admiroj atë. Është një nga gabimet e mia më të mëdha në karrierë. Ai trajnonte ekipe në ligat amatore në Sansovino, ndërsa unë isha drejtor i Arecos në Serinë C1. Më thoshin  shumë vetë se është një trajner shumë i zoti.

Erdhi një ditë dikush edhe më tha se ky trajneri (Sarri) kishte 120 skema për një goditje dënimi. Atëherë unë i thashë: jo. Sporti është diçka tjetër për mua. Por gabova rëndë ama. Duhej ta kisha marrë që në atë kohë. Nuk e mora edhe sot ende e kam peng”, u shpreh Sabatini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"