Sa gola foshnjarakë, Shqipëria pak dinake. Ja 4 rastet kur jemi ndëshkuar për fajin tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2020 | 18:42

Sa gola foshnjarakë, Shqipëria pak dinake. Ja 4 rastet kur jemi ndëshkuar për fajin tonë

Goli i pësuar ndaj Kazakistanit mund të quhet supergol për ekzekutimin dhe trajektoren që i dha topit Aibol Abiken, por mund të quhet edhe gafë fatale e portierit Etrit Berisha. Megjithatë, këtu nuk jemi për t’i bërë “gjyqin” Etrit Berishës, sepse ashtu si ai e kanë pësuar edhe portierë të tjerë nëpër botë. Sigurisht që kapiteni kuqezi mund të ishte vendosur më mirë, por duhet t’i njohim meritat edhe kundërshtarit për idenë që kishte. Ky gabim duhet të na shërbejë si një mësim i mirë dhe stafi teknik të dijë të përgatisë skuadrën për çdo element në një ndeshje futbolli.
Screenshot-2020-11-16-at-11.13.20
Ashtu siç dikush duhet ta kishte lajmëruar Amir Abrashin që me një karton të verdhë do të humbte ndeshjen e ardhshme ndaj Bjellorusisë dhe duhet të luante me kujdes. Lojtari u shfaq i befasuar kur u pyet pas ndeshjes sepse nuk dinte gjë, por kjo është një tjetër histori. Do të merremi pak me golat deri diku qesharakë dhe gabimet fatale që ka bërë Kombëtarja shqiptare në vitet e fundit. Nuk janë pak, por 4 gola në 20 ndeshjet e fundit. Nuk janë gabime që ndodhin shpesh, por gabime trashanike, deri diku foshnjarake. Ata që kanë memorie të fortë sigurisht që po nisin t’i kujtojnë tani për çfarë golash bëhet fjalë. Këta gola që kushtojnë pikë, në rastin më të keq, dhe rihapin ndeshjen, në rastin më të mirë, si ndaj Bjellorusisë. Pikët që përkthehen në mungesën e objektivave dhe humbje që shkaktojnë pakënaqësi në grup, mes trajnerit dhe tifozëve. Prandaj, ekipi duhet rritur edhe në detaje. Gjëra të vogla dhe të lehta mund të rezultojnë të mëdha dhe vendimtare në të ardhmen.
HYSAJ
SHQIPËRI-LITUANI – Rasti më i freskët është goli i pësuar nga Lituania në “Air Albania”, ku kuqezinjtë humbën ndeshjen 0-1. Nga ekzekutimi i një goditjeje këndi erdhën gafat e njëpasnjëshme, ku Klaus Gjasula ktheu gabim topin. E kishte pasim për portierin, por nuk e pa që një kundërshtar ishte duke ndjekur aksionin dhe e rrëmbeu topin në mesfushë duke avancuar drejt Strakoshës. Goditja shkoi në portë, pavarësisht se Hysaj e ndoqi deri në fund dhe thjesht e pa të shkonte në rrjetë. Humbje befasuese, e cila ndërlikoi ecurinë në këtë grup.
f8d96bc9b09279e38dd3610a88ca6922_L
TURQI-SHQIPËRI – Mund të merrnim një barazim të vlefshëm, i cili mund të kishte qenë fitore sepse shpërdoruam shumë raste, por në minutën e 90-të erdhi gabimi fatal. Pas një topi të diskutueshëm në hyrje të zonës, mbrojtësi Ismajli dhe portieri Strakosha nuk merren vesh me njëri-tjetrin. Portieri shkon për të grushtuar topin, por në fakt thjesht grushton Ismajlin duke e rrëzuar në tokë. Nga ky gabim përfiton Tosun, i cili me portën e boshatisur e dërgon topin në rrjetë.
IZRAEL SHQIPERI
IZRAEL-SHQIPËRI – E njëjta histori përsëritet edhe me Izraelin në ndeshjen e vitit 2018. Portieri kundërshtar Harush nis me shpejtësi një top, i cili gjen të lirë sulmuesin Hemed në mesfushë. Asnjë nga mbrojtësit e Shqipërisë nuk është i vendosur si duhet dhe topin kalon lehtësisht deri në hyrje të zonës. Strakosha del për ta mbyllur, por ishte tepër vonë. Topi shkoi në portë. Nëse do të rikthehemi shumë vite në kohë, mund të gjejmë të tjera gabime, të cilat do të ekzistojnë edhe në të ardhmen, por Kombëtarja duhet të përmirësohet dhe të rritet në çdo aspekt.

GOLAT E PËSUAR
15 NËNTOR 2020
SHQIPËRI-KAZAKISTAN 3-1
Shqipëria feston golin dhe në nisjen e lojës kundërshtarët shënojnë gol nga mesfusha. Abiken godet menjëherë duke përfituar nga dalja e Berishës dhe topi shkon në portë.

7 SHTATOR 2020
SHQIPËRI-LITUANI 0-1
Nga një goditje këndi e Shqipërisë vjen goli i Letonisë. Vendosje e gabuar e gjithë skuadrës, Gjasula kthen topin gabim dhe Strakosha është shumë larg për ta kapur. Hysaj ndjek topin, por nuk bën ndërhyrjen për ta ndalur rrugëtimin e tij drejt rrjetës.

11 TETOR 2019
TURQI-SHQIPËRI 1-0
Çen Tosyn përfiton nga dhurata dhe nga mosmarrëveshja e Strakoshës me Ismajlin. Gardiani kuqezi del shumë keq duke mos u koordinuar me mbrojtësin dhe sulmuesi i Turqisë shënon me portën e boshatisur.

14 TETOR 2018
IZRAEL-SHQIPËRI 2-0
Goli i parë është totalisht i dhuruar. Portieri i Izraelit shqelmon topin nga fundorja, dhe mbrojtja është e pavendosur duke u shndërruar në asist për sulmuesin, i cili shënon ng

GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"