“Rrugëtim i çmendur”, Ilir Daja krenar me arritjet e Ballkanit: Ju tregoj 2 pengjet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2023 | 23:43

“Rrugëtim i çmendur”, Ilir Daja krenar me arritjet e Ballkanit: Ju tregoj 2 pengjet…

Ballkani i Ilir Dajës, nuk ia doli të kualifikohej për në tej nga faza e grupeve të Ligës së Konferencës, teksa u mposht nga Dinamo e Zagreb me rezultatin 3-0. Tekniku nga Tirana, foli pas këtij dueli teksa tha pas ndeshjes se është shumë i kënaqur me atë që ka treguar Ballkani, duke pasur parasysh se për vitin e dytë rresht po paraqitet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. 

Ilir Daja

Ai tha se Ballkani ka rritur pritshmëritë dhe pranoi se deri më tani, ekipi i tij ka zhvilluar 30 ndeshje në të gjitha garat prej muajit korrik, duke e kompletuar një kampionat. 

“Sigurisht që nuk më vjen fare keq që jemi eliminuar, sepse ne kemi rritur pritshmëritë kur jemi paraqitur për herën e dytë rresht në Ligën e Konferencës. Kjo është besoj ajo që kemi bërë mirë jo vetëm që kemi rritur pritshmëritë por jemi përballur me një gjigant si Dinamo me të cilin kemi një fitore dhe një humbje. Luajtëm pothuajse të barabartë deri në minutën e 70-të 

Nëse do të bëjmë një analizë të ftohtë, pasi në trajnerët nuk jemi të ftohtë. Do të thosha se sonte mund të ketë qenë ndeshja e 30 në Kosovë dhe Evropë, nga korriku deri në dhjetor kemi bërë pothuajse një kampionat.

Jam shumë i bindur se kur përballesh me ekipe që kanë kontingjent më të madh se ne në dispozicion, sigurisht që një moment do të vijë edhe lodhja. Neve na bënte punë vetëm fitorja dhe në momentin që pësuam golin kur loja ishte e barabartë, sigurisht se ndikoi në anën psikologjike dhe ekipi pësoi rënie. Kjo është normale në gjithë këtë rrugëtim që kemi bërë ne. 

Janë dy ndeshjet ku duhej të merrnim më shumë, nuk po flas për takimi me Astanën në shtëpi, nëse do të kishim shënuar në fund me Astanën në transferë dhe në ndeshjen e kthimit në “Air Albania” ndaj Plzenit. Gjithsesi, kemi bërë një rrugëtim të çmendur”, u shpreh Daja. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"