Rokadë te Partizani, ndryshim për stërvitjen e të kuqve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2021 | 20:31

Rokadë te Partizani, ndryshim për stërvitjen e të kuqve

Zakonisht, kur skuadra e Partizanit luan të dielën dhe nuk ka ndeshje në mesjavë, trajneri Ilir Daja e linte ekipin pushim ditën e hënë për të nisur më pas përgatitjet për sfidën e radhës për plot 6 ditë me radhë.

Partizani stervitje

Por, kjo javë, ka nisur ndryshe për “demat e kuq”. Partizani ka kryer stërvitje edhe ditën e djeshme, ndërsa sot futbollistët janë lënë pushim nga stafi teknik. Kjo gjë është bërë për arsyen se sot ishte dita e parë e Ramazanit dhe pikërisht për këtë gjë, është bërë dhe rokada e ditës së pushimit.

Partizani luan kundër Kastriotit ditën e shtunë, në orën 16:00, sfidë që do të jetë e para për fazën e katërt të Kategorisë Superiore dhe deri në fund, Partizani i ka të gjitha sfidat si finale, nëse do të arrijë te titulli kampion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"