Rrëfimi shokues i futbollistit, vrasje, inçest dhe…magji e zezë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2018 | 18:13

Rrëfimi shokues i futbollistit, vrasje, inçest dhe…magji e zezë

Shiva N’Zigu, ish sulmuesi i Nantes dhe Reims ka rrëfyer historinë e jetës së tij që i kalon kufijtë e imagjinatës. Një televizion i krishterë, “TV2Vie”, ka transmetuar një video për gati 5 minuta të regjistruar në një kishë evangjelistë në Gabon. Një histori e cila është e mbushur me gjak, seks dhe magji të zezë e cila i ka shokuar të gjithë.

1427324

“Mamaja ime ka vdekur dhe dua të rrëfej që është flijuar. Kam firmosur shumë kontrata dhe babai im i donte të gjitha paratë për vete. Më pati thënë se përndryshe do të vriste mamanë time. Unë i thashë të mos e bënte, por ai vazhdoi më të tijën dhe e vrau. Dhe e bëri në një mënyrë që shpirti i saj të më ndihmonte në karrierën time futbollistike. “Kur isha shumë i ri kam kryer marrëdhënie seksuale me tezen time dy herë, më pas edhe me motrën time dhe me një mik, ndërsa kam pasur edhe një lidhje me një burrë tjetër”. – ishte historia e N’Zigu i cili ka shokuar mbarë botën e futbollit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"