Roshi në stol, Salihi zbardh planin: Reja ka menduar që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2019 | 20:08

Roshi në stol, Salihi zbardh planin: Reja ka menduar që…

Ndihmësi i Edi Rejas te Kombëtarja Shqiptare, Hamdi Salihi, foli për “Supersport” para ndeshjes me Turqinë, duke shpjeguar faktin pse tekniku kuqezi zgjodhi Veselin në krahun e djathtë, në vend të Roshit.

hamdi salihi

Salihi u shpreh që Veseli hyn më shumë në punë në fazën mbrojtëse, duke parë që turqit sulmojnë me forca të shumta, krahasuar me Roshin. Ai foli edhe për lënien jashtë titullarëve të Abrashit, por edhe për gjendjen e Kumbullës.

3-5-2 formacioni. Pse Veseli dhe jo Roshi?

Jemi munduar të mbajmë të njëjtin formacion dhe skenë, e të mos ndërrojmë as lojtarët nga ndeshja e fundit. Vendosëm për Veselin, duke parë se turqit luajnë me 3 lojtarë në sulm, shumë të mirë, dhe duam më shumë siguri në mbrojtje. Me zhvillimin e lojës, mund të përdorim edhe Roshin.

Lënia jashtë e Abrashit…

Përveç Abrashit, shumë lojtarë kanë qenë në formë, dhe ka pasur disa mundësi trajneri, dhe sot ka menduar se këto janë lojtarët e duhur sot.

Mos është zgjedhur Veseli, duke parë se Lenjani në krahun tjetër rri më shumë në sulm?

Qëndron edhe kjo. Duke parë Lenjanin një lojtar më ofensiv, nuk e kemi luksin që të mbetemi shumë para. Veseli do jetë për të mbajtur ekuilibrin.

Kumbulla…

Ai ka ardhur me një dëmtim në shpatull nga ndeshja e fundit. Është munduar të stërvitet 2-3 herë, dhe pas rezonancave, ka parë që nuk është një dëmtim shumë i madh, por në ditët e ardhshme do stërvitet me grupin. Do mundohemi të jetë gati për ndeshjen e radhës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"