Ronaldo mbështet Super Ligën: Është një ide e mirë, tifozët duan të shohin ndeshje të rëndësishme pa pritur çerekfinalet e Champions-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 14:58

Ronaldo mbështet Super Ligën: Është një ide e mirë, tifozët duan të shohin ndeshje të rëndësishme pa pritur çerekfinalet e Champions-it

Super Liga krijoi një kaos të madhe në prillin e këtij viti ku shumë skuadra qëndruan mes tyre, por mes presionit të vazhdueshëm të UEFA-s, pjesa dërrmuese e klubeve bën prapakthehu, por në këtë veprim nuk bënë pjesë Real Madrid, Barcelona dhe Juventus. Për të mbështetur idenë e tyre është Fenomeni Ronaldo i cili në një prononcim për “The Athletic” ka mbështetur Super Ligën:

RONALDO

“Nuk është një ide e keqe. Tifozët duan të shohin më shumë ndeshje të rëndësishme. Dashamirët e futbollit duan ta shohin Realin të luajë kundër Milan, Inter, Mançester Sitit dhe PSG-së.

Ne duam t’i shohim këto ndeshje pa pasur nevojë të presim për një çerekfinale apo gjysmëfinale të Champions-it.

Ne kemi parë protesta në Angli, ndoshta sepse ideja nuk u shpjegua mirë ose u konceptua në një mënyrë të gabuar. Unë mendoj se projekti është potencial dhe se në të ardhmen do të ketë lajme për klubet dhe tifozët.”, përfundoi Ronaldo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"