Ronaldo kundër Shevës, ylli portugez gati për të 700-in dhe biletën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2019 | 11:36

Ronaldo kundër Shevës, ylli portugez gati për të 700-in dhe biletën

Goli i shënuar nga Kristiano Ronaldo kundër Luksemburgut ditën e premte e dërgoi portugezin në kuotën 699 gola në karrierë. Një arritje fantastike, por ylli i Juventusit tani kërkon të ngjitet në rangun e futbollistëve që kanë arritur në 700.

shev ron

Me 27 realizime përpara rivalit të përjetshëm Lionel Mesi, CR7 mban aktualisht vendin e gjashtë në historinë e futbollit, ndërkohë që vetëm pesë lojtarë të tjerë ndodhen mbi 700: emra si Gerd Myler (735), Ferenc Pushkash (746), Pele (767), Romario (772) apo Bikan (805).

default

Rekordin e radhës 33-vjeçari do ta kërkojë sot, në sfidën e radhës për eliminatoret e “Euro 2020”. Përballë do të ketë Ukrainën e Andrij Shevçenkos, që ndodhet me një hap brenda në kompeticion, në vendin e parë, pesë pikë larg Portugalisë.

SANTOS

Në mbrëmje, pra, Portugalia e Fernando Santosit udhëton në Ukrainë. Një “finale” e ka konsideruar trajneri i luzitanëve. “Megjithëse në të njëjtën mënyrë luajtëm edhe atë kundër Luksemburgut, mendoj se ndeshja do të luhet në standard të larta, i ka të gjithë treguesit. Kombëtarja ukrainase ka treguar të gjitha cilësitë gjatë daljeve të fundit: u pëlqen të mbajnë topin në kontroll dhe të sulmojnë të organizuar. Mendoj se Portugalia, megjithatë, me pak vështirësi, do të arrijë të fitojë”. A do të kërkojë kundërshtari vetëm barazimin (që i mjafton për t’u kualifikuar).

Santos Ronaldo

Santos e sheh ndryshe: “Nuk besoj se do të ndryshojnë mënyrën e të luajturit. Kanë një skuadër të mbushur me elementë cilësorë teknikë dhe taktikë e nuk do të modifikojnë asgjë brenda natës”. Për sa i përket kalimit në fazën e ardhshme të turneut, ka shtuar: “Momentalisht asgjë nuk është e garantuar. Tri skuadra në grup po kërkojnë një biletë. Objektivi ynë është të kualifikohemi duke fituar. Lojtarët e mi nuk janë të trembur nga ndeshje të këtij niveli”.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"