Ronaldo i motivuar: Detyra ime janë golat, do t’ua mbyll gojën kritikëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2021 | 18:42

Ronaldo i motivuar: Detyra ime janë golat, do t’ua mbyll gojën kritikëve

Rikthimi i Kristiano Ronaldos tek Mançester Junajtid është shoqëruar me bujë të madhe. Përvec entuziazmit të tifozëve, ka dhe shumë kritikë, të cilët sa herë skuadra nuk arrin rezultat pozitiv, fajin kryesor ja vënë Ronaldos.

RONALDO 1

Portugezi është kritikuar që nuk e ndihmon skuadrën në mbrojtje, por shqetësohet vetëm për rekorde personale.

Në një intervistë për ‘Sky Sport’, 36 vjeçari ka shpjeguar rolin e tij në skuadër si dhe u jep një përgjigje kritikëve.

“E di se kur skuadra ka nevojë për mua në mbrojtje, por roli im në këtë klub është të fitojë, të ndihmoj skuadrën dhe të shënojë gola. Njerëzit që nuk e shohin këtë fakt e bëjnë sepse nuk më duan, por dua të jem i sinqertë. Tashmë jam 36 vjeç dhe kam fituar çdo gjë në karrierë, kështu që kritikat e njerëzve nuk më bezdisin. E bëj gjumin të qetë”.

Ronaldo thotë se kritikat janë pjesë e punës dhe e motivojnë që të përmirësohet më shumë.

“Kritikët le të flasin, por unë do t’ua mbyll gojën dhe të vazhdoj të fitoj. Këto janë pjesë e punës sonë. Fakti që ata flasin është një gjë e mirë, sepse ata e dinë potencialin tim dhe vlerën që kam në futboll. Kështu që është në rregull”.

Barazimi me Everton – “Nuk më pëlqen të humbas. Përtej respektit që kam për Evertonin si ekip, një barazim në shtëpi është si një humbje për mua. Ndoshta e kam gabim, por ky lloj mentaliteti më ka bërë ky që jam sot. Të fitojë shumë trofe dhe të luajë për ekipet më prestigjoze në botë”,- shtoi portugezi.

Reagimi pas ndeshjes? – Të gjithë më njohin. Unë jam gjithmonë maksimumin për ekipin dhe reagimet janë pjesë e asaj që bëj. Nuk mund të ndryshojë mënyrën si sillem. Nuk dua të lëndoj asnjë.Njerëzit gjithmonë më gjykojnë për gjërat e këqija, ndërsa nuk më japin kreditet për fitoret”.

Kristiano Ronaldo u transferua këtë verë nga Juventusi, dhe me “Djajtë e Kuq” deri tani ka luajtur 8 ndeshje dhe ka shënuar 6 gola, në të gjitha kompeticionet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"