Ronaldo: Fitore e madhe, ja çfarë i thashë Higuainit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2018 | 23:44

Ronaldo: Fitore e madhe, ja çfarë i thashë Higuainit

Juventusi mposhti Milanin me rezultatin 0-2 në takimin e zhvilluar në “San Siro” të vlefshëm për javën e 12-të të Serisë A. Golat e Manxukiç dhe Ronaldos i siguruan fitoren e 3-të radhazi skuadrës së Alegrit. Në prononcimin pas ndeshjes për “Sky Sport”, CR7 ka deklaruar se ishte një fitore e vuajtur dhe se të luash në San Siro është gjithmonë e vështirë. Nuk ka munguar as komenti për kartonin e kuq të Higuain.

c9277bf77be6170e47031310e38cd475-0379-kqpC-U310346093750LWD-620x349@Gazzetta-Web_articolo

“Jam shumë i lumtur, sidomos për skuadrën, sepse të luash në San Siro është gjithmonë e vështirë. Të fitosh 2-0 në San Siro nuk është e lehtë. Ishte një fitore e rëndësishme, sepse Napoli mposhti Xhenoan të shtunën dhe ne duhet të ruanim distancën. Tensioni i Higuain? I thashë të qetësohet, pasi po rrezikonte të dënohej për shumë ndeshje. Ai nuk bëri gjë, ai ishte i inatosur se po humbte lojën, kjo është kuptueshme dhe shpresoj të mos e dënojnë për shumë ndeshje”, u shpreh Kristiano Ronaldo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"