Romero tërbon Partizanin, ja pse bëri sherr me partneren dhe përfundoi në polici

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2020 | 23:05

Romero tërbon Partizanin, ja pse bëri sherr me partneren dhe përfundoi në polici

Aristoteles Romero dhe Raulimar Diaz me shumë gjasa i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas sherrit të fundit që kanë patur në çift. Gjithçka për momentin raportohet si një debat i ashpër mes futbollistit të Partizanit dhe të fejuarës së tij, pasi Diaz është mjaftuar vetëm me shoqërimin e 24-vjeçarit, duke mos bërë kallëzim për dhunë. Ndonëse çifti konsiderohet i ndarë, ata vazhdojnë të jetojnë brenda ambienteve të së njëjtës shtëpi. Kjo bashkëjetesë vijon më së shumti nga “halli” për shkak të kufizimit të lëvizjeve. Policia ka vendosur një urdhër mbrojtjeje 10-ditor për Diaz, kohë e cila shikohet si afat kur ish-e dashura e lojtarit do të largohet nga Tirana.
romero
Me shpresën se pas datës 18 maj do të zbuten masat e izolimit dhe pritet që të nisin fluturimet me jashtë vendit, “Panorama Sport” mëson se Raulimar Diaz ka prerë biletën për datën 19 maj për të udhëtuar drejt Italisë. Nga burime pranë lojtarit, gazeta mëson se palët i kanë dhënë fund marrëdhënies në çift, ndonëse vazhdojnë të jetojnë në të njëjtën strehë edhe pas shoqërimit të Romeros në polici. Lojtari i Partizanit dhe ish e dashura e tij e diplomuar në mjekësi në Itali po shijojnë ditët e fundit në distancë të vogël, por të monitoruar nga policia. Shenjat e divorcit duken edhe nga profilet e dy personazheve në “Instagram”, ku si Romero, por edhe Diaz i kanë fshirë fotot që kanë patur së bashku. Ndërsa në “Facebook”, ku rezultojnë disa profile me emrin e Aristoteles Romeros, ekzistojnë akoma fotot e çiftit.
Romero-Partizani
PRAPASKENA- Aristoteles Romero njihet më shumë për publikun shqiptar jo për aq sa ka dhënë në fushë, por marrëdhëniet që ka patur me klubin kryeqytetas. Por miqtë dhe shokët e tij e paraqesin një natyrë ndryshe nga ajo që duket, duke dhënë imazhin e një tipi alegro dhe të dashur. Gjithsesi, “Panorama Sport” ka mësuar se në debatin mes palëve ka ndikuar vendimi që ata duhet të merrnin për të ardhmen. U përfol për debat me prapavijë financiare, por miq të lojtarit bëjnë me dije se gjithçka ka lindur nga një vendim për të ardhmen, gjë e cila nuk është pranuar nga e fejuara. Nga vetë mënyra se si ka precipituar ngjarja, tonet e larta dhe ulërimat, si nga lojtari dhe e dashura, tregojnë se kriza në çift ka qenë në kulm. Fillimisht rasti është denoncuar në polici si akt dhune, por me kalimin e orëve janë ulur gjakrat dhe e dashura e Romeros nuk ka bërë kallëzim në polici, gjë e cila do të bënte që venezueliani të kalonte për masë sigurie para “togave të zeza”.

ILIR CARA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"